Sulmi izraelit në Libanin jugor, vritet një tjetër zyrtar i Hamasit

sulmi izraelit ne libanin jugor vritet nje tjeter zyrtar i hamasit
sulmi izraelit ne libanin jugor vritet nje tjeter zyrtar i hamasit

Agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit, NNA raporton se një sulm izraelit në Libanin jugor ka vrarë zyrtarin e Hamasit, Samer al-Hajj.

Al-Hajj ishte vendosur në kampin e refugjatëve palestinezë të Ain al-Hilweh pranë qytetit bregdetar libanez.

Sulmi plagosi gjithashtu dy civilë në Sidon.

Izraelitët kanë edhe më pak shpresa për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin Gazës, pas emërimit të Yahya Sinwar-it si udhëheqës i grupit militant Hamas. Ata e shohin atë si një figurë edhe më ekstremiste sesa paraardhësi i tij.

Pas sulmit të Hamasit kundër civilëve izraelitë më 7 tetor, Izraeli nisi operacionin për vrasjen e të gjithë udhëheqësve të grupit militant.

Ai që ka arritur të shmangë vrasjen është Yahya Sinwar, njeriu që tani drejton grupin islamik. Ai besohet se fshihet nën tokë në një tunel në Gazë, duke përdorur si mburojë pengjet izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →