Pas deklaratave dhe sulmeve të presidentit amerikan ndaj Vladimir Putin, që e quajti “Bir k*rve të çmendur”, vjen reagimi nga zëdhënësi i Kremlimit, Dmityr Peskov.
Ky i fundit thotë se Biden bëri një përpjekje të dobët për të qenë “kauboj i Hollyëood”.
“Përdorimi i një gjuhe të tillë kundër kreut të një shteti tjetër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka gjasa të cenojë presidentin tonë, presidentin Putin. Por kjo i poshtëron ata që përdorin një fjalor të tillë. Vërejtja ishte ndoshta një lloj përpjekje për t’u dukur si një kauboj i Hollyëoodit. Por sinqerisht nuk mendoj se është e mundur. A ka përdorur ndonjëherë zoti Putin një fjalë të papërpunuar për t’iu drejtuar juve? Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë poshtëron vetë Amerikën”, tha Peskov.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co