Sulmet ruse, Ukraina rrëzon 10 nga dronët e Putinit: U dëmtua infrastruktura civile

sulmet ruse ukraina rrezon 10 nga dronet e putinit u demtua infrastruktura civile
sulmet ruse ukraina rrezon 10 nga dronet e putinit u demtua infrastruktura civile

Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës i kanë rrëzuar 10 nga 16 dronët me të cilët Rusia i sulmoi tri rajone të saj, Mikolain, Hersonin dhe Harkivin, mëngjesin e së premtes, thanë zyrtarët ukrainas.

Një person u plagos dhe u dëmtua infrastruktura civile gjatë sulmit në Harkiv, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov në Telegram.

“Ekipet e shpëtimit e shuan zjarrin në një ndërtesë hoteli. Një roje sigurie civile u plagos, ai mori tretman mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ai shtoi se ndërtesat e banimit, një kompleks rekreativ trekatësh dhe një restorant u dëmtuan nga sulmi.

Ushtria ruse i sulmon rregullisht rajonet e Ukrainës me lloje të ndryshme armësh, posaçërisht me dronë dhe raketa. Në janar, Rusia intensifikoi sulmet e saj, si rezultat i të cilave dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →