Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fjalën e saj për mediat pasi për disa u mor në pyetje në SPAK, tha ndër të tjera se ajo ndahet nga qëndrimet e bashkëshortit të saj, Ilir Meta, sa i takon Prokurorisë së Posaçme.
Ajo shtoi se beteja e saj nuk është me drejtësinë, por është politike.
Meta gjuhë të ashpër ndaj SPAK, keni ju besim te ky institucion?
Kryemadhi: Vazhdoj t’i qëndroj cdo deklarate time, lidhur me reformën dhe sistemin në drejtësi. Vazhdoj t’i qëndroj dhe nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë as sistemin ku jetojmë dhe punojmë.
Nëse do të sfidoja, nuk do të isha në deputetet e pakta që ka dorëzuar 6 padi për inceneratorët.
Sigurisht që të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike. Prokurorët do të bëjnë punën e tyre.
Ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co