
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith, me anë të një reagimi ka mbështetur institucionin e SPAK, pas sulmeve të fundit nga kryetari i PL, Ilir Meta.
Më herët reagoi edhe ambasada e SHBA në Tiranë, duke inkurajuar prokurorinë e posaçme në punën e saj.
Ambasadori britanik, King-Smith shprehet se “në Shqipëri duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, në interes të qytetarëve”.
Reagimi i ambasadës britanike:
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co