Të paktën 4 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Georgia të SHBA-së, ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një i dyshuar është në paraburgim, ka thënë në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Barrow.
Incidenti duket se është nën kontroll dhe nxënësit u lanë të lirë në mesditë, ka thënë një zëdhënës i Shkollave të Qarkut Barrow.
Pamjet e drejtpërdrejta televizive tregojnë disa ambulanca jashtë shkollës së mesme.
CNN ka raportuar se ishte dëshmitar, kur një pacient u transportua me një helikopter mjekësor që kishte zbritur në shkollë.
SHBA-ja është përballur qindra rast të shtënave brenda shkollave dhe kolegjeve në dy dekadat e fundit, me më vdekjeprurësit që rezultuan në mbi 30 të vdekur në Virginia Tech në vitin 2007.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co