Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me dron në Jordani.
Komanda Qendrore e SHBA tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.
Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Vrasja e tre amerikanëve në Kullën 22 në Jordani pranë kufirit me Sirinë është një përshkallëzim i rëndësishëm i një situate tashmë të pasigurt në Lindjen e Mesme.
Që nga e premtja ka pasur më shumë se 158 sulme ndaj forcave të SHBA-së dhe të koalicionit në Irak dhe Siri, megjithëse zyrtarët e kanë përshkruar breshërinë e vazhdueshme të dronëve dhe raketave si të pasuksesshme, pasi ato shpesh nuk kanë shkaktuar lëndime serioze ose dëmtime në infrastrukturë.
Është e paqartë pse mbrojtja ajrore nuk arriti të zbulonte dronin, i cili duket të jetë sulmi i parë i njohur në Kullën 22 që nga fillimi i sulmeve ndaj forcave të SHBA-së dhe koalicionit më 17 tetor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co