Suedia i del në mbrojtje shqiptarëve ndaj Rumanisë, apelon vendimin që UEFA dha kundër Kosovës

suedia i del ne mbrojtje shqiptareve ndaj rumanise apelon vendimin qe uefa dha kunder kosoves
suedia i del ne mbrojtje shqiptareve ndaj rumanise apelon vendimin qe uefa dha kunder kosoves

UEFA dha vendimin e saj përfundimtar sa i përket ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës. Kur kishi mbetur edhe pak minuta nga fundi i takimit, koret raciste në stadium kundër shqiptarëve u shtuan ndjeshëm. Amir Rrahmani, i cili e kishte paralajmëruar arbitrin dy herë më parë për këtë situatë, duke parë që nuk po merrej asnjë masë, i urdhëroi shokët e ekipit që të futeshin në dhomat e zhveshjes.

Pavarësisht kërkesës së arbitrit që Kosova të dilte në fushën e blertë, lojtarët nuk pranuan. UEFA e ka cilësuar këtë rast si një braktisje të ndeshjes dhe i ka dhënë fitoren 3-0 Rumanisë në tavolinë. Por situata nuk është kaq zi, pasi UEFA nga ana tjetër i ka shkelur syrin Kosovës për ta marrë fitoren në CAS.

Kjo pasi në dënimin me gjobë për Rumaninë, provohen të gjitha pretendimet e Kosvoës sa i përket situatës së përjetuar në Rumani. Për ta pasur më të qartë, ndiqni pak nga diskutimi i bërë në emisionin tonë Koha Shtesë me Heset Quzan.
?
Por një zhvillim tjetër ka kjo situatë. Kosova dhe shqiptarët duket se do të kenë një aleat të madh në këtë çështje kundër Rumanisë. Këtu futet në lojë Suedia e cila do të mbrojë shqiptarët dhe do të kërkojë nga organet kompetente që t’i hiqet fitorja 3-0 Rumanisë dhe të rrëzohet poshtë ky vendim i UEFA-s.

Sigurisht, për shkak të interesave të lidhura direkt me rezultatin e kësaj sfide. Suedia e fitoi grupin e saj në Ligën C me 16 pikë, duke e mbyllur me goleadë në fitoren 6-0 ndaj Azerbajxhanit. I vetmi hap i gabuar i Suedisë ishte barazimi 2-2 ndaj Sllovakisë në transfertë.

Tani dihet se 4 ekipe të cilat fitojnë grupin në Ligën e Kombeve, kanë mundësinë për të kaluar në Play Offin e Botërorit. Liga A ka rëndësinë kryesore, më pas vjen Liga B, Liga C dhe në fund Liga D. Në bazë të renditjes para se UEFA të jepte vendimin për fitoren 3-0 të Rumanisë ndaj Kosvoës, Suedia priste e 9 në radhë për të hyrë në Play Off-in e Botërorit.

Shanset ishin thuajse 100% pasi shumë prej ekipeve përpara Suedisë do ta mbyllin fazën e kualifikueseve të Botërorit në dy vendet e para dhe kjo do t’i hapte rrugën Suedisë për t’u kualifikuar, duke përdorur një nga katër biletat. Spanja, Gjermania, Portugalia dhe Franca që ndodhen si fituese të Ligës A, do të përfundojnë me shumë gjasa në dy vendet e para në fazën kualifikuese të Botërorit dhe do t’i lënë vendet e lira.

Por problemi qëndron në Ligën B, atje ku si fituese grupi ndodhet Anglia, Norvegjia, Uellsi dhe Cekia. Duke përjashtuar Anglinë që do ta mbyllë në dy vendet e para me shumë gjasa, Norvegjia, Uellsia dhe Cekia nuk të garantojnë aspak përfundimin e fazës kualifikuese në dy vendet e para.

Kështu nëse këto tre Kombëtare përfundojnë nga vendi i 3 dhe më poshtë, atëherë do të përdornin biletën e Ligës së Kombeve për të hyrë në Play Off dhe aty mbetet dhe vetëm një e lirë. Deri në momentin kur UEFA nuk e kishte dhënë vendimin e saj për fitoren 3-0 të Rumanisë, ishte Suedia që vinte direkt pas tyre, për të siguruar biletën 4 dhe për të qëndruar pa frikë të paktën sa i përket Play Off.

Por me fitoren 3-0 të Rumanisë, është Rumania që parakalon Suedinë pasi ka marrë 18 pikë dhe kështu Suedia rrezikon gjithçka duke ditur se edhe Rumania nuk garanton për të dalë në dy vendet e para në rrugën kryesore të kualifikimit në Botëror.

Gazetarët në Suedi shprehen se Suedia po përgatitet që të apelojë vendimin e UEFA-s që i dha fitoren 3-0 në tavolinë Rumanisë kundër Kosovës. Gjithashtu edhe zyrtari i lartë i Suedisë, Kall Kastrom, u shpreh hapur kundër vendimit të UEFA-s: “Është e trishtueshme që sjellja jashtë fushës ka një ndikim në rezultatin sportiv dhe ndikon si te skuadrat e përfshira ashtu si edhe tek ne”, tha Kallstrom. Suedia po përgatit apelimin për shkak të interesave të saj, ndërsa Kosova favorizohet pasi në këtë çështje të kesh një aleat të tillë dhe të mos jesh vetëm, nuk është asnjëherë keq. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →