Erik ten Hag është statistikisht një nga menaxherët më të mirë të Mançester Junajtid që nga Sër Aleks Ferguson, por kjo ende mund të mos jetë e mjaftueshme për të shpëtuar stolin e tij.
Holandezi mund të shkarkohet pavarësisht se fitoi Kupën FA me një sukses 2-1 kundër Mançester Sitit të shtunën në “Uembli”. 54-vjeçari, ka drejtuar skuadrën e “djajve” 114 ndeshje pas emërimit të tij nga Ajaksi në vitin 2022. Në sezonin e tij të parë, ai arriti të renditej në katër vendet e para dhe fitoi Kupën e Ligës. Megjithatë, klubi bëri një hap pas këtë sezon, duke bërë që bashkëpronari i ri, Sër Xhim Retklif, të pyeste nëse Ten Hag është trajneri i duhur për të udhëhequr përpara “djajtë e kuq”.
Mançester Junajtid u rendit në vendin e 8-të në Premier Ligë, rezultati më i dobët i tyre në historinë e Premier Ligës. Klubi u turpërua edhe në Champions, duke përfunduar në vendin e fundit të grupit të tyre. Në total, ai ka fituar 66 ndeshje gjatë qëndrimit të tij në “Old Trafford”, duke e lënë atë me një përqindje fitoresh prej 57.9 për qindësh. Ky është një rekord më i mirë se të gjithë trajnerët, përveç njërit prej paraardhësve të tij që nga largimi i Fergusonit në vitin 2013. Ralf Rangnik, Ole Gunar Solskjaer, Luis van Gal dhe Dejvid Mojes janë të gjithë më keq kur krahasohen me shifrat e Ten Hagut, ndërsa vetëm Zhoze Murinjo renditet disi më i mirë sa i përket përqindjes së fitoreve në stolin e 20 herë kampionëve të Anglisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co