Statistika interesante/ Mbrojtja shndërrohet në bunker te Shqipëria, ja tre të paprekshmit e Silvinjos

statistika interesante mbrojtja shnderrohet ne bunker te shqiperia ja tre te paprekshmit e silvinjos

Kombëtarja e Shqipërisë përballet sot me Ukrainën në stadiumin “Arena Kombëtare”. Sfida nis në orën 20:45 dhe vlen për grupin B1 të Ligës së Kombeve. Panorama Sport iu sjell disa statistika interesante para këtij takimi.



* Shqipëria dhe Ukraina do të luajnë sot ndeshjen e tetë në histori mes tyre në të gjitha kompeticionet. Bilanci është në favor të Ukrainës deri tani ku ka arritur të marrë 5 fitore, 1 barazim dhe 1 fitore për kuqezinjtë.

* Fitorja 1-2 në ndeshjen e luajtur më 7 shtatorin e këtij viti ishte e para në histori që Kombëtarja shqiptare ka regjistruar kundër Ukrainës. Erdhi me përmbysje me golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit.

* Pasi nuk kishte gjetur asnjë gol ndaj Ukrainës në 3 ndeshjet e para të luajtura (2 në vitin 1997 dhe 1 në vitin 2005), kuqezinjtë kanë gjetur të paktën një gol në 4 ndeshjet e fundit.

* Erjon Bogdani është i vetmi lojtar shqiptar që i ka shënuar dopietë Ukrainës gjatë 7 ndeshjeve të luajtura. Të tjerët që kanë gjetur rrugën e rrjetës përveç Ismajlit dhe Asanit janë Sadiku dhe Emanuele Ndoj.

* 325 milionë euro vlejnë të gjithë lojtarët e grumbulluar nga Ukraina për këto dy ndeshje të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Lojtari më i shtrenjtë është Zinçenko që kushton 35 milionë euro.

* Shqipëria e Silvinjos kushton 90 milionë euro. Futbollisti me vlerën më të lartë në treg është mesfushori i Interit, Kristjan Asllani që kushton 18 milionë euro. I dyti është Muçi me vlerën 12 milionë dhe Uzuni me Dakun nga 6 milionë euro.

* Shqipëria vjen pas 2 ndeshjeve pa pësuar gol, fitore në Gjeorgji 0-1 dhe barazim 0- 0 në “Air Albania” kundër Çekisë. Tre ndeshje pa pësuar mungojnë që prej eliminatoreve të Europianit, në periudhën shtator-tetor 2023 kur fituam 2-0 dhe 3-0 me Poloninë dhe Çekinë. Po ashtu triumfi 2-0 kundër Bullgarisë në miqësore. Tre ndeshje pa pësuar në ndeshjet zyrtare janë ato të vitit 2021, 2 me Hungarinë dhe San Marinon.

* Nga lojtarët aktualë të Kombëtares shqiptare nuk luan asnjëri në kampionatin ukrainas. I fundit ka qenë Taulant Seferi me skuadrën e Vorsklas, që tani luan në Turqi. Gjatë viteve të kaluara, ai që ka bërë histori ka qenë Armend Dallku me 292 ndeshje me Vorsklan.

* Elseid Hysaj është lojtari me më shumë ndeshje në Kombëtaren shqiptare aktualisht (89) dhe i dyti në histori pas Lorik Canës që ka 93 ndeshje.

* Silvinjo e ka drejtuar Kombëtaren shqiptare në 21 ndeshje dhe bilanci është 9 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje. Shqipëria nën drejtimin e tij ka realizuar 26 dhe ka pësuar 18 gola.

* Trajneri brazilian ka aktivizuar 36 futbollistë gjatë aventurës së tij në Shqipëri.

* Vetëm 3 futbollistë janë aktivizuar në 21 ndeshjet e Silvinjos deri tani. Bëhet fjalë për Jasir Asanin, Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin.

* Jasir Asani dhe Nedim Bajrami janë 2 golashënuesit e epokës “Silvinjo”. Të dy bashkë kanë realizuar nga 5 gola, ndërsa Laçi me Muçin nga 3 gola. Ndërkohë që Asani ka dhënë edhe 5 asiste.

str-logo

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →