Starmeri do mbajë mbledhje emergjente, teksa protestat përshkallëzohen

starmeri do mbaje mbledhje emergjente teksa protestat pershkallezohen
starmeri do mbaje mbledhje emergjente teksa protestat pershkallezohen

Kryeministri britanik, Keir Starmer do të mbajë një mbledhje emergjente me shefat e policisë të hënën, pas përshkallëzimit të protestave anti-imigrim, në të cilat u dogjën ndërtesa e automjete dhe u shënjestruan hotele me azilkërkues.

Protestat kanë nisur përgjatë qyteteve  të Britanisë javën e kaluar, pasi tri vajza të mitura janë vrarë nga një sulm me thikë në Southport, dhe gjatë tyre janë arrestuar 420 persona.

Vrasjet u përdorën nga grupet anti-imigrante dhe anti-myslimane, ndërsa u shpërndanë informacione të gabuara online se sulmuesi i dyshuar është mysliman radikal që sapo ka mbërritur në Britani. Policia ka thënë se i dyshuari ka lindur në Britani dhe se nuk është duke e trajtuar si incident terrorist.

Ministrja e Brendshme Yvette Cooper, ka thënë se protestuesit janë ndjerë “të guximshëm për të nxitur urrejtje racore”, duke hedhur tulla drejt oficerëve të policisë, grabitur dyqane dhe sulmuar xhami e biznese aziatike.

Gjatë fundjavës protestat nisën në Liverpool, Bristol, Tamworth, Middlesbrough dhe Belfast, me shumë djem të rinj me maska dhe flamuj britanik duke bërtitur “Ndaloni varkat”, referencë e mënyrës së ardhjes së imigrantëve.

Në Roterham, protestuesit u përpoqën të hynin në një hotel që strehonte azilkërkues.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →