Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU SH.A), shoqëria përgjegëse për arkëtimin e faturave të konsumit të energjisë elektrike njofton se e diela e fundit e çdo muaji do të jetë ditë pune, pra sportelet e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat do të jenë të hapura për të gjithë abonentët.
Ky vendim i vjen në ndihmë klientëve tanë që të përmbushin detyrimet e pagesës së faturës brenda afateve dhe të evitojnë sanksionet, si kamatëvonesa dhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.
Duke patur parasysh se muaji shkurt ka 29 ditë u rikujtojmë abonentëve se sportelet ku paguhet fatura do të jenë të hapura gjatë pjesës së parë të ditës.
Theksojmë se vonesa për likuidimin e detyrimeve deri në dy muaj shkakton ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, përveçse ngarkon abonentin me kamatvonesë.
FSHU, pjesë e grupit OSHEE Sh.A, është prezente në të gjithë vendin me 100 pika shërbimi, çdo ditë të javës, ora 08:00 – 20:00 (hënë-shtunë), si dhe të dielën e fundit të çdo muaji.
•Në vijim do të gjeni hartën me qytetet dhe adresat e sporteleve që do të ofrojnë shërbim ditën e dielë, 25 shkurt, ora 08:00-16:00.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co