
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë homazhe sot në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Homazhet në nderim të kolosit të letërsisë shqipe u zhvilluan në Teatrin e Operas dhe Baletit me pjesëmarrjen e miqve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të shkrimtarit, personaliteteve nga bota e letërsisë, politikës, kulturës, artit dhe politikës.
Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare mëngjesin e 1 korrikut në QSUT, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Disa herë i nominuar për çmimin Nobel në letërsi, Kadare, është autor i dhjetëra romaneve, poezive dhe eseve. Veprat e tij të përkthyera në më shumë se 45 gjuhë të ndryshme, janë botuar anembanë botës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co