SPECIALE/ Nga Vershtapen për Barçën te Hamilton me Arsenalin, futbolli është pasion i pilotëve

speciale nga vershtapen per barcen te hamilton me arsenalin futbolli eshte pasion i piloteve

Formula 1 dhe futbolli, dy botë që duken shumë të largëta, por që në fakt janë më afër sesa mendohet.



speciale nga vershtapen per barcen te hamilton me arsenalin futbolli eshte pasion i piloteve

Më Botërorin e F1 që u mbyll më 8 dhjetor në Abu Dabi, sezoni futbollistik është ende në fazën e parë të tij. Nëse rregullisht shikojmë yjet e futbollit pranë garave të Formulës 1, gjithashtu edhe pilotët janë tifozë, teksa në këtë speciale do të zbulojmë se cilat janë ekipet e zemrës për njerëzit e automobilizmit.

MAKS VERSHTAPEN Katër herë kampioni i botës, triumfues edhe në këtë sezon, njihet si tifoz i Barcelonës. Këtë e ka rrëfyer vetë në një intervistë të dhënë për “Mundo Deportivo”, ku ndër të tjera është shprehur: “Do të jem gjithnjë tifoz i Barcelonës, çfarëdo që të ndodhë”.

LUIS HAMILTON Piloti i Mercedesit, i cili vitin e ardhshëm do të bashkohet me Farrarin, është fans i Arsenalit. Janë të shumta reagimet e Hamiltonit në rrjetet sociale për “topçinjtë”, teksa edhe në fund të sezonit të kaluar, kur skuadra e Artetës nuk arriti të fitonte titullin, shtatë herë kampioni i botës shkruante: “Jam krenar për këtë ekip dhe në edicionin tjetër suksesi do të jetë i yni”, megjithatë britaniku mesa duket duhet të presë ende për titullin në Premier Ligë, duke qenë se këtë sezon është Liverpuli që po dominon, edhe pse janë ende shumë javë për tu zhvilluar.

XHORXH RASËLL 26-vjeçati britanik i Mercedesit mbështet ekipin e Uolvesh, një besim futbollistik i trashëguar nga i ati, ashtu sikurse e ka rrëfyer vetë Xhorxh Rasëll: “Babai im është tifoz i abonuar i Uolvesh, pra shkon në stadium çdo javë. Unë kam qenë gjithsej për ti ndjekur në stadium 8-9 herë gjatë këtyre viteve, por sa herë që shkoj për ti parë bëhem gjithnjë e më shumë tifoz”.

SHARL LËKLERK Piloti i Ferrarit, i lindur në Principatë, nuk kishte si mund të mos ishte tifoz i Monakos. Sharl Lëklerk e ka treguar dashurinë dhe pasionin e tij për futbollin në shumë raste edhe në bokse, madje duke bërë shpeshherë edhe xhonglime me top, para zbritjeve në pistë.

LANDO NORRIS Edhe britaniku i MekLarenit bën tifo për ekipin e qytetit të tij të lindjes, për Briston Sitin. Këtë zgjedhje Lando Norris e ka shpjeguar edhe me anë të një videoje në rrjetet sociale: “Skuadra ime e preferuar është Bristol Siti, pasi është ekipi i qytetit ku jam rritur. Babai im është gjithashtu mik me presidentin e skuadrës”, deklaronte nën-kampioni i botës.

KARLOS SAINZ Spanjolli i Ferrarit njihet për pasonin e tij për futbollin dhe veçanërisht si fans i Realin e Madridit. Karlos Sainz në shumë raste ka folur për dashurinë që ka për “Los Blancos”, madje muaj më parë dribloi me “futboll” edhe gazetarët kur i bënë pyetje për të ardhmen e tij: “Nuk e kam menduar, pasi kam qenë i impenjuar duke ndjekur Kampionatin Europian”, shprehej Sainz gjatë një konferencë të Formulës 1 në verë, me Spanjën e tij që u shpall kampione.

FERNANDO ALONSO Një tjetër emër i madh i Formulës 1, tifoz i flaktë i Real Madridit, është Fernando Alonso. Madje dy herë kampioni i botës është më shumë se një tifoz i thjeshtë, pasi ai që prej vitit 2017 është anëtarë nderi i klubit madrilen.

PIERR GASLI Për të ka zero dyshime, Pierr Gasli, piloti i skuadrës Alpine, është fans i PSG-së. Gasli është shfaqur në pistë edhe me kasko të personalizuar me simbolet e ekipit parisien.

SERXHO PEREZ Si një meksikan, zemra e Serxho Perezit rreth vetëm për një skuadër, Klub Amerikën. Perez është parë në shumë raste edhe në stadium duke e ndjekur ekipin e tij.

IUKI TSUNODA Piloti japonez nuk njihet si një i apasionuar i madh i futbollit, megjithatë ai ka pasur mundësinë që të ndiqte nga afër një ndeshje. Ku? Në “Allianz Stadium”, për të parë ekipin më të titulluar të Italisë, Juventusin. “Ndeshja e parë që shikoj në stadium. Lojtarët e Juventusit janë shumë të zotë. Faleminderit për ftesën”, shprehej Tsunoda teksa takonte asokohe francezin Pol Pogba në Torino.

KEVIN MAGNUSEN 32-vjeçari danez i ekipit Haas, është tifoz i Kopenhagenit. Dëshmi për këtë janë postimet e shumta që Kevin Magnusen bën pas fitoreve të skuadrës së tij, duke treguar entuziazmin sidomos pas sukseseve në ndeshjet derbi kundër Brondbit.

LOGAN SARXHENT Amerikani i skuadrës Uilliams nuk dyshime: “Unë bëj tifo për gjithçka që lidhet me Majamin. Heat në NBA, Doplhins në NFL dhe Inter Majamin në futboll”, është shprehur 23- vjeçari nga Florida.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →