
Spanjë-Francë është gjysmëfinalja e Europianit që premton spektakël. Për specialistin e futbollit, Alban Tafaj, gjatë bisedës së në “Euro 24” në News 24, sfida do të jetë e ekuilibruar.
“Nuk besoj se ekipi i Deschamps do të presë Spanjën. Spanja në mesfushë është më e favorizuar, por Franca ka goxha elementë. Nuk e di si do shkojnë gjërat nëse futet Camavinga. Mesfusha do jetë zemra e kësaj ndeshje.
Spanja është e detyruar të bëjë lojën e vet, Deschamps e njeh mirë kundërshtarin, pres ndeshje të ekuilibruar” – tha ai.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co