Spanja e artë, fiton 5-3 ndaj Francës në finalen e Lojërave Olimpike

spanja e arte fiton 5 3 ndaj frances ne finalen e lojerave olimpike
spanja e arte fiton 5 3 ndaj frances ne finalen e lojerave olimpike

Spanja fiton 5-3 ndaj Francës në Parkun e Princave, duke marrë kështu medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Një ndeshje mjaft emocionuese, e cila nisi me ritëm dhe intensitet të lartë që në fillim.

“Gjelat” e drejtuar nga Thierry Henry realizuan me Millot në minutën e 11-të, duke dërguar në festë tifozërinë.  Në minutën e 18-të, vjen kundërpërgjigja me Fermin Lopez, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Baena.

Lopez “tundi rrjetën” edhe në të 25-tën, duke kompletuar përmbysjen e madhe. Baena, thelloi shifrat, pak më vonë.

Në të 78-tën, Franca u fut në lojë me Aklioche. Atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Mateta “vulosi” shifrat në 3-3  duke dërguar ndeshjen në shtesë. Pas 100 minutash lojë, Camello i dhuroi epërsinë ekipit të Denias, një gol që vlen sa një medalje. Në fund, po Camello e ktheu në  festë, me golin e dytë personal.

Spanja feston kështu edhe në Lojërat Olimpike, duke treguar kështu se sundojnë futbollin, pasi kombëtarja ia doli edhe në Europian. Për spanjollët ky është suksesi i dytë në Lojëra Olimpike, që në 1992 në Barcelonë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →