Luçianp Spaleti ka marrë “bekimin” e presidentit të Federatës Italiane, Gabriele Gravina, për të qenë përsëri trajner i përfaqësueses. Kjo u konfirmua në një konferencë për mediat nga grumbullimi i Italisë në Gjermani, një ditë pas eliminimit nga Zvicra në një turne që është cilësuar dështim total për të kaltrit.
“A isha Spaleti më i mirë i mundshëm në këto 10 muaj? Përgjigja është jo, përndryshe sot nuk do të isha këtu për të bërë këto diskutime. Kanë thënë për mua që çoj shumë zërin, se kam përdorur disa mite për të bërë si shembuj që duhen ndjekur. Por unë kështu kam qenë gjithë jetën time. Duhet të kesh gjithmonë shembuj për të ndjekur. Ka ende shumë gjëra për të treguar dhe përkushtimi im do të jetë gjithmonë total, me më shumë mundësi dhe me më shumë eksperiencë e njohuri të siguruara, pasi duhet të jesh i kompletuar dhe i sinqertë për këto 14 ndeshje.
Unë kam marrë detyrën kur ishte nevoja e rezultateve dhe me shumë mundësi, u treguam të aftë deri në një pikë të caktuar për atë që kërkohej në ato momente. Por pastaj nuk u rritëm brenda këtij rrugëtimi të vogël dhe në ndeshjen e djeshme, u bë një hap mbrapa i rëndësishëm që nuk mund të pranohet. Por do ta rifillojmë nga aty dhe mendoj se e di se çfarë duhet bërë.
Çfarë duhet ndryshuar? Pas ndeshjes së djeshme u kthyem te pika zero dhe nga aty duhet ta rifillojmë. Në zgjedhjet e ardhshme do të provoj që të rinoj më shumë grupin, pasi menaxhimi i disa gjërave nuk më dhanë përgjigjet që kërkoja. Do të fillojmë të kërkojmë të ardhmen që nga poshtë, më të rinj, me energji të reja dhe që të ketë forca të reja”, tha trajneri i Italisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co