SPAK mori të pandehur Berishën, Gjekmarkaj: Po tentohet të shuhet opozita dhe opozitarizmi

spak mori te pandehur berishen gjekmarkaj po tentohet te shuhet opozita dhe opozitarizmi
spak mori te pandehur berishen gjekmarkaj po tentohet te shuhet opozita dhe opozitarizmi

[embedded content]

Ish-Kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me dosjen “Partizani”. Ndaj Berishës është ngritur akuza e korrupsionit pasiv. Berisha i ka konsideruar si mashtrime ato që SPAK i konsideron si fakte dhe prova, ndërsa dosja përbëhet nga 500 faqe.

Po sa do të ndikojë marrja e Berishës si i pandehur në rradhët e opozitës?

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe i PD-së, në studion e emisionit ‘Open’ në News24, tha se është një moment shumë i veçantë në historinë e vendit.

[embedded content]

“Në optikën time, nuk po merret i pandehur një person, ish-Kryeministri apo ish-Presidenti, lideri i opozitës, por po ndodh një gjë më e rëndë: e pandehur po merret opozita shqiptare. Po synohet të shuhet opozitarizmi në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.

Në vijim ai u shpreh që në fillim ka pasur një proces të montuar politikisht, që shoqëruar me shkelje Kushtetuese dhe pas 9 muajsh hetimesh, kur Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, nuk kemi asnjë provë bindëse kundër Sali Berishës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →