
Ndërsa Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzat ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, analisti Arion Sulo i ftuar në “Open” në News 24, thotë se dosja për inceneratorët është sakatuar nga ana e SPAK.
“Ahmetaj dyshohet se ka marrë nga dy biznesmenët Zoto dhe Mërtiri ka marrë para për t’i ndihmuar ata për inceneratorin e Elbasanit. Dosja e incenetatorit është maksimumi përgjysmë e sakatuar nga SPAK. Maksimumi e minuar. Nuk na jep skemën si është zhvilluar procedura. Dosja në fjalë ka të bëjë me udhëtimet e Ahmetajt, për mobilimin e vilave, por inceneratorët nuk janë këto.
Inceneratorët janë me të drejtë siç thotë opozita afera e shekullit. Ne paguajmë dhe inceneratorët nuk ekzistojnë dhe sot kemi akuza të ngritura ndaj Ahmetajt për bileta dhe mobilime. Nuk kemi përgjegjës nga A-ja te Zh-ja. SPAK-u thotë hetimi vazhdon por deri më tani unë e konsideroj një mbyllje me një “kokë turku” të lëshuar nga kryeministri për ta mbyllur këtë çështje”, tha Sulo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co