Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që 21 janarin ta hetojë SPAK, kanë reaguar të afërmit e Aleks Nikës, një prej të vrarëve në ngjarjen e rëndë dhe avokati i të afërmve të viktimave, Idajet Beqiri. Xhaxhai dhe e veja e Aleks Nikës thanë se e prisnin këtë vendim dhe se vendimi është triumf i drejtësisë. Ndërsa, avokati Beqiri tha se më në fund SPAK do ta hetojë deri në fund 21 janarin.
Xhaxhai i Aleks Nikës: Vendimi ishte i pritshëm. SPAK ta hetojë çështjen me objektivitet.
E veja e Aleks Nikës: E prisnim, sepse e drejta fiton. Ajo që kemi besuar tani po shpërblehet.
Idajet Beqiri: Prokuroria e Tiranës e bëri punën e vet, hetoi disa persona. Por Prokuroria e Tiranës nuk e heton dot ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Brendshëm. GJL vendosi që të bëhen edhe hetime. SPAK është detyruar që të bëjë hetime për këtë çështje deri në fund.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co