Spahia: Reforma zgjedhore prioritet i opozitës, ja çfarë kërkojmë

spahia reforma zgjedhore prioritet i opozites ja cfare kerkojme
spahia reforma zgjedhore prioritet i opozites ja cfare kerkojme

Ekrem Spahia, bashkëkryetar i LZHK-së, në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për tryezën opozitare lidhur me reformën zgjedhore, tha se kjo reformë mbetet prioritet për opozitën.

Spahia tha se fokusi për këtë reformë është: shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë të lirë.

“Kërkojmë një sistem proporcional kombëtar dhe në pamundësi të këtij sistemi, të paktën vendi të ndahet në 4 Rajone, ose zona elektorale, çka do të bënte që vota të kishte të njëjtën peshë si në Kukës, si në Vlorë.

[embedded content]

Listat e hapura është pika e dytë. Nga 1991 deri më sot kemi një regres të dukshëm, ndaj dhe kërkojmë sot lista të hapura pasi janë në dobi të zgjedhësve”, tha Spahia.

Gjithashtu ai shtoi se votimi dhe numërimi elektronik janë dy kërkesa të tjerë. “Në pamundësi për të aplikuar në të gjithë vendin votimi dhe numërimi elektronik, të paktën në qarqet kryesore duhet të realizohet”, tha Spahia.

Ai tha se pika e fundit është vota e diasporës, e cila është e drejtë ligjore dhe kushtetuese. Spahia tha se nuk ka vullnet politik për ti dhënë të drejtën diapsorës që të votojë, edhe pse kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →