Vetëm disa ditë para nisjes së Superiores, klubi i Tiranës ka festë. Ditën e sotme, bardheblutë festojnë 104 vjetorin e krijimit, pra që nga viti i largët 1920, ku në jetë erdhi klubi legjendar i Tiranës.
Ekipi me më shumë tituj kampionë të fituar, plot 26. Por kabineti i trofeve të Tiranës nuk mbyllet me kaq, pasi ka fituar edhe 16 herë të tjera Kupën e Shqipërisë, ndërsa Superkupën e vendit e ka fituar 11 herë.
“Sot, numërojmë për ty, 104! Gëzuar, vizioni i përjetësisë! Në pafundësi me TY, për TY, Tirona!”, shkruan klubi i Tiranës në rrjetet sociale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co