BalkanWeb ka zhvilluar së fundmi një sondazh online me mbi 2 mijë të anketuar që kanë shprehur opinionet e tyre.
Pyetja ishte: A mendoni se amnistia e shpërndarësve të vegjël të drogave do ta ulë suksesin e operacionit “Tempulli” për sigurinë rreth shkollave?
47.75% e të anketuarve në sondazh ose 1050 prej tyre mendojnë se amnistia do të ndikojë negativisht në suksesin e operacionit të Policisë së Shtetit “Tempulli” sa i përket sigurisë rreth shkollave në vend.
Nga ana tjetër 44.57% e të anketuarve, ose 980 prej tyre mendojnë se amnistia nuk do të ndikojë në uljen e rezultateve positive të operacionit policor për sigurinë rreth shkollave.
Sakaq, 7.68% e të anketuarve nuk kanë një përgjigje.
BalkanWeb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co