
Pas ardhjes së Solskjaer te Beshiktashi, ka ndryshuar edhe besimi te lojtarët shqiptarë. Milot Rashica dhe Ernest Muçi janë dy të paprekshmit në projektin e ri të ekipit turk. Tani Beshiktashi ndodhet në një fazë të vështirë me sezonin e mbaruar para kohe.
E eliminuar nga Europa League dhe pa asnjë shans për të kapur dy vendet e para në Champions League, objektivi i vetëm është vendi i tretë që të dërgon në Europa League sezonin e ardhshëm. Ndeshja e radhës e Beshiktashit do të jetë kundër Trabzonsporit. Sipas mediave turke, Milot Rashica dhe Ernest Muçi do ta nisin sërish nga minuta e parë. Pavarësisht se Muçi ka pasur disa paraqitje të dobëta pas ndeshjes me Atletiko Bilbao, Solskjaer vazhdon t’i besojë talentit shqiptar duke e hedhur sërish si titullar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news