DURRËS – Të burgosurit në Durrës kanë bërë një peticion, për miratimin e Amnistisë Penale, pasi opozita refuzon të bashkojë votat me maxhorancën, për kalimin e projekt-ligjit në Kuvend.
Janë në total 26 të dënuar që kanë nënshkruar peticionin, drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares, Lindita Nikolla.
Të burgosurit, në letrën e tyre, shprehen se nuk mund të mbeten peng të pazareve politike.
Ligji për amnistinë penale ende nuk ka kaluar në parlament, pasi për miratimin e tij duhen 84 vota.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co