Skenë e pabesueshme në Mynih! Manuel Neuer la fushën dhe portieri që po e shikonte ndeshjen nga tribuna u ul në mes të ndeshjes në stolin e Bayern Munchen

skene e pabesueshme ne mynih manuel neuer la fushen dhe portieri qe po e shikonte ndeshjen nga tribuna u ul ne mes te ndeshjes ne stolin e bayern munchen
skene e pabesueshme ne mynih manuel neuer la fushen dhe portieri qe po e shikonte ndeshjen nga tribuna u ul ne mes te ndeshjes ne stolin e bayern munchen

Manuel Neuer është dashur të largohet nga fusha në minutën e 58-të të ndeshjes kundër Bayern Leverkusen. Portieri i Bayern Munchen ndjeu dhimbje muskulore dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Në vend të tij, 21-vjeçari Jonas Urbig, i cili ishte në stol, mori një shans për të luajtur dhe më pas një skenë vërtet e pabesueshme ndodhi në Mynih.

Për këtë ndeshje u regjistrua si portieri i tretë Sven Ulreich. Megjithatë, Ulreich vendosi ta shikonte ndeshjen nga tribuna dhe e shijoi për më pak se një orë atje. Kur Neuer duhej të largohej herët nga fusha, portieri 36-vjeçar zbriti në pankinë me emergjencë, në mënyrë që të ishte aty në rast të një rrethane të paparashikuar si dëmtimi i Urbig apo dalja e tij me karton të kuq.

Është me të vërtetë e rrallë të shohësh diçka të tillë në një ndeshje të Champions League. Çfarë lloj skene do të kishte qenë nëse Ulreich do t’i duhej të hynte në fushë? Sven Ulreich mund të kishte patur lehtësisht një karrierë shumë më të madhe, por ai zgjodhi t’i qëndronte besnik Bayernit, ku ishte zgjedhja e dytë ose e tretë në portë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →