“S’kemi bërë ndonjë krim”- U shoqërua në polici pas protestës të Kuvendi, Balliu: Nuk do të ndalemi!

skemi bere ndonje krim u shoqerua ne polici pas protestes te kuvendi balliu nuk do te ndalemi

































Shefi i Organizimit në Rithemelimin e PD, Klevis Balliu ishte mes 10 protestuesve të cilët u shoqëruan ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pas protestës para Kuvendit.

Balliu

Në një komunikim për mediat, pas dëshmisë në polici, Balliu tha se protestuesit të cilët janë shoqëruar nga policia nuk kanë bërë ndonjë krim dhe se ata do të paraqiten sa herë që te thirren për këtë arsye.

Ai shtoi se nëse policia nuk i gjen protestuesit, ata do të jenë te bashkia ose te Parlamenti pasi protestat sipas tij nuk do të ndalen.

“Erdhëm, paraqitemi me kënaqësi se nuk kemi bërë ndonjë krim. Më bën përshtypje sa shpejt dalin informacionet për të kapur protestuesit, Po të dilnin për Fushë Krujën, Elbasanin s’do kishim këtë situatë të agravuar krimnale. Sikur të vepronin aq shpejt me Veliajn, Olsi Ramën, Edi Ramën, Xhaçkën, etj, të cilët janë përgjegjës për vjedhjet makabre që u bëhen qytetarëve dhe për shkak të të cilave jemi popull9i me taksat më të larta, rrogat më të ulëta dhe pensionet më qesharake.

Kam një thirrje për policinë, sa herë të doni këtu do vijmë, po nuk na gjetët, do na gjeni te bashkia ose parlamenti se protestat nuk i ndalim. Garantoj çdo efektiv se aty nuk mblidhen kriminelë, por të rinj e të reja. Kriminelët fatkeqësisht janë brenda sallave dhe jo jashtë sallave”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →