Skandali te Onkologjiku/ Përgjimi i mjekut Gashi, dyshime se luante bixhoz online (Dokumenti)

skandali te onkologjiku pergjimi i mjekut gashi dyshime se luante bixhoz online dokumenti

Të tjera detaje zbardhen nga dosja hetimore lidhur me skandalin që ka përfshirë mjekë dhe staf nga spitali Onkologjik pranë QSUNT.

Balkanëeb po publikon më poshtë një faqe nga dosja hetimore, e cila hedh dyshime se mjeku Edmond Gashi, që rezulton protagonist në skandalin e Onkologjikut, luante bixhoz online, përmes kompjuterëve.

Nga bashkëbisedimi që Edmond Gashi zhvillon me një shtetas që i drejtohet Zamo, ky i fundit e pyet “si s’vazhduam të luajmë dje…”.

Në vijim të bashkëbisedimit, Gashi interesohet nëse mund të luajnë dhe nëse janë ose jo kompjuterat bosh.

Nuk dihet se për çfarë loje bëhet fjalë, por bashkëbiseduesi i Edmond Gashit përmend “një 15-ce për një 3”, çka duket se mund të jetë shuma që do të luhet për 3 lojtarë ose me koeficientin 3.

Dok Copy
Dok Copy

Gjithsesi hetimi mund të zbardhë edhe këtë detaj, që duket se ka zbuluar një tjetër anë jo shumë pozitive për mjekun Gashi.

Ky i fundit është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata, edhe pse sot ai arriti të largohet nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, i pashoqëruar nga forcat e rendit, ashtu sikundër ndodh normalisht në rastet kur një individ qëndron në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Edmondi: Hë mo Zamo

Nr telefonit: Hë mo doktorë Edmondi, si s’vazhduam tu lujt dje

Nr: telefonit: Unë të thashë të erdha tek kompjuteri një 15-ce për një treshe

Edmondi: Ikim tani kapim dot gjë

Nr telefonit: Vetëm Mario është, kompjuterat bosh mos rrijnë ne tia mbushim atij

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →