Skandali te Onkologjiku/ Gjekmarkaj: Biznes me jetët e njerëzve, një nga poshtërsitë më të mëdha

skandali te onkologjiku gjekmarkaj biznes me jetet e njerezve nje nga poshtersite me te medha
skandali te onkologjiku gjekmarkaj biznes me jetet e njerezve nje nga poshtersite me te medha

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, në rubrikën “Çështja e Ditës” në Neës24, duke komentuar skandalin e zbuluar te Spitali Onkologjik në QSUT, tha se mjekësia falas e kësaj qeverie ishte një nga gënjeshtrat e mëdha të kësaj qeverie, që i ka kushtuar shumë shëndetit publik.

Gjekmarkaj tha se kjo që është zbuluar të jep shqetësim në disa përmasa, së pari në planin njerëzor, ku njerëzve që i beson jetën, bëjnë biznes dhe mendojnë si të fitojnë më shumë.

“Ndoshta faji është individual, jo kolektiv, por kjo që ka ndodhur sot ku vidhet jeta e njeriut, është një nga poshtërsitë më të mëdha. Tregon se korrupsioni është kaq legal, kaq i përhapur, madje është rruga se si mund të kryesh punë në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.

Ai tha se opozita është në krye të shqetësimit qytetar, është në ballë të protestës, ndaj i bën thirrje qytetarëve që të na bashkohen, pavarësisht kritikave apo vërejtjeve që mund të kenë ndaj saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →