Ish- Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, duke folur në emisionin “Open” në News24 tha se Kryeministri Edi Rama në takimin me mjekët vijoi propagandën.
Duke komentuar deklaratën e Ramës që e konsideroi si krim kundër njerëzimit sjelljen e mjekëve të përfshirë në skandalin e Onkologjikut, Beçi tha se ne duhet të studiojmë se këto mjekë nga kush janë organizuar, cili është skenari, si u ndërtua sistemi.
Beçi tha se në rastin konkret kemi shpërdorim detyre jo për mjekët, por për ata që e krijuan këtë mënyrë funksionimi. “Për mjekët nuk ka shpërdorim detyre, por korrupsion”, tha Beçi.
Ai shtoi se mjeku duhet të përgjigjet për korrupsion, për mjekim të gabuar, por shpërdorimin e detyrës janë drejtuesit nga qendra spitalore te Ministria e Shëndetësisë.
Në vijim Beçi tha se hetimi lidhur me këtë skandal është në fillim, pasi duhet shtrirë edhe në çëhstjet e tjera, si ajo sepse nuk është vënë në punë pajisja mjekësore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co