“S’ka më shenja jete”- Foshnja vdiq 5 ditë pas lindjes në spital, babai rrëfen si mori vesh lajmin: Dua të di pse më vdiq djali?! Nuses i ra të fikët 4 herë, s’e kishin prekur me dorë!

ska me shenja jete foshnja vdiq 5 dite pas lindjes ne spital babai rrefen si mori vesh lajmin dua te di pse me vdiq djali nuses i ra te fiket 4 here se kishin





































Neritan Halilaj, babai i foshnjës 5 ditëshe që humbi jetën në spitalin e Vlorës më 4 Tetor, ka rrëfyer se si mori vesh lajmin e trishtë, ndërsa ka akuzuar mjeken si fajtore për vdekjen e të birit.

Neritan Halilaj
Neritan Halilaj

Neritan Halilaj: E çova nusen për të lindur, ndejti 5 ditë nusja në spital, ditën e 5-të fëmija humbi jetën. Arsyen e dinë doktoreshat pse.

Më mori nusja në telefon dhe me tha që ‘Neri, djali ka humbur jetën, është bërë sterr i zi, nuk reagon fare!’. Nuk e di arsyen, doktoresha nuk më ka thënë asnjë lloj gjëje, djali ishte shumë mirë. I kam thënë doktoreshës ‘ka gjë djali?’ Më tha që ishte shumë mirë. Shkova ditën e katërt për ta nxjerrë më tha ‘do ta mbajmë dhe sot, nesër do ta nxjerrim’. Fola me nusen gjatë gjithë kohës, më tha që ‘nuk ka ardhur doktoresha akoma për të bërë vizitën’. Erdhi doktoresha, i bëri vizitën dhe i dha fletëdaljen, i bëri edhe gjilpërën e bebit. Nga ora 11-12 bëri serumin, më mori nusja në telefon që djali nuk reagon fare, pyeste dhe nuk i kthenin përgjigje. Doktoresha i tha ‘djali nuk ka më shenja jete”. Fajin e ka doktoresha, unë dua të drejtën time. S’kam pasur kontakt. Kur shkova në spital më ra të fikët, edhe nuses i kishte rënë të fikët.

S’kam takuar askënd tjetër, vetëm policët. E kemi denoncuar ka ardhur policia, se çfarë është bërë nuk e di.

Më kanë thënë kur të dalë autopsia, nëse është përgjegjësie do të shkojë në burg.

I kam pyetur dhe më kanë thënë që djali është shumë mirë. Të humbasë një foshnje jetën, se di. Të më thonë arsyen pse djali vdiq.

Do ta çoj këtë çështje deri në fund, pse më humbi fëmija jetën. Kemi fletëdaljen e dhënë nga mjekia. Qëndroi 5 ditë sepse i dolën disa puçrra të kuqe, si çdo fëmijë, më thanë “do të marrë kurim dhe do të dalë”. S’besoj se ky është problemi, do ketë gabim tek ilaçet. Mjekia ka kaq vite në punë, e di se çfarë ilaçi i ka dhënë djalit.

Nuk do ia fal asnjëherë këtë që ka bërë. Bashkëshortja është më keq, mirë djali që më humbi jetën, por nusen ma kishin lënë të shtrirë atje, i kishte rënë 4 herë të fikët dhe nuk e kishin prekur me dorë, donin që të vdiste edhe ajo. Pse e lejonin të hynte brenda të shikonte fëmijën, kur kishte humbur jetën. Nëse nuk e zgjidh drejtësia, do e zgjidh vetë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →