“Situata më problematike në Vlorë”/ Përmbytjet nga moti i keq, ministri i Mbrojtjes: Kemi dërguar ekipe nga Forcat e Armatosura

situata me problematike ne vlore permbytjet nga moti i keq ministri i mbrojtjes kemi derguar ekipe nga forcat e armatosura





































Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme.

forcat e armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se situata më problematike është në Vlorë, si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri ka njoftuar se janë dërguar ekipe nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

“Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut. Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim”, thuhet në reagimin e ministrit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →