Vazhdon që të jetë jo pak problematike situata nga zjarret në vendin tonë.
Mësohet se në Delvinë nuk ka më vatra zjarri, ndërsa vatra ka ende në Kostar dhe në Mesopotam të Bashkisë Finiq.
Situata nga zjarret:
Në Delvinë nuk ka më vatra zjarri. Është punuar gjithë natën nga shërbimi zjarrfikës, forcat e ushtrisë dhe nga vetë banorët, pasi mbrëmjen e kaluar u rrezikuan disa shtëpi në Vllahat dhe Lagjen Mukurs.
Ka ende vatra zjarri në Kostar dhe mbi Mesopotam, bashkia Finiq.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co