Silvinjo pa gjëra pozitive te humbja e Kombëtares, analiza e brazilianit: Çfarë do ndryshoja? Fusha e Anglisë vret, goli i dytë mbylli ndeshjen

silvinjo pa gjera pozitive te humbja e kombetares analiza e brazilianit cfare do ndryshoja fusha e anglise vret goli i dyte mbylli ndeshjen
silvinjo pa gjera pozitive te humbja e kombetares analiza e brazilianit cfare do ndryshoja fusha e anglise vret goli i dyte mbylli ndeshjen

Trajneri Silvinjo ka folur pas ndeshjes, që Shqipëria humbi me rezultatin 2-0 përballë Anglisë.



Për trajnerin brazilian pati tri pyetje nga “Klan TV”.

Çfarë do të ndryshonte Silvinjo?

Nuk më pëlqen shumë të flas për një ndeshje që mbaroi. Kemi përgatitur ndeshjen me Uzunin se bën edhe pjesën ofensive dhe difensive. Kjo është fushë e vështirë, që të vret. Goli i dytë ka mbyllur ndeshjen. Dua t’i bëj komplimente lojtarëve. Në pjesën e dytë patëm hapësirë edhe me Brojën dhe shpejtësinë e tij. Lojtarët e Anglisë që janë shumë të gjatë dhe të mirë, është e vështirë. Prandaj kemi përdorur krahët.

Çfarë ishte pozitive?

Shpirti shqiptar, të futesh me zemër dhe shpirt më ka qetësuar. Duhet të kemi parasysh që jemi në garë akoma dhe në minutën e 75-të.

Dëmtimi i Strakoshës?

Duhet të konsultohem me doktorin. Edhe Laçi ka marrë goditje, ky është moment për të rivlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe të shohim ndeshjen tjetër.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →