“Silvinjo gaboi, duhej më shumë personalitet”, Igli Tare analizon humbjen e Shqipërisë: Duhet uri, të gatshëm të vdesin për fanellën! Kush është i lodhur…

silvinjo gaboi duhej me shume personalitet igli tare analizon humbjen e shqiperise duhet uri te gatshem te vdesin per fanellen kush eshte i lodhur

































Igli Tare mendon se Shqipërisë i mungoi personaliteti në ndeshjen ndaj Italisë dhe ky ishte shkaku që kuqezinjtë nuk u paraqitën mirë ndaj të kalterve, përtej humbjes me kampionët në fuqi. 

TAREEE

Ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare e bënë të qartë këtë mendim në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”, duke ia faturuar disi fajin edhe Silvinjos, pro edhe lojtarëve të cilët sipas tij duhet të tregojnë uri në fushën e lojës.

Zoti Tare, Shqipëria shkaktoi sensacion në Kampionatin Europian më shpejt se çdo ekip tjetër: Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Europian në ndeshjen hapëse kundër Italisë – pas 23 sekondash. Por më pas Italia u rikthye dhe fitoi 2-1. A ju ktheu kjo me këmbë në tokë?

Skuadra jonë nuk luajti mirë pas golit në pjesën e parë, por në të dytën gjërat shkuan pak më mirë. E dini, kjo skuadër shqiptare ka cilësi të madh. Jo rastësisht përfunduan fazën kualifikuese si fitues të grupit. Ata thjesht nuk kanë përvojë në këtë lloj turneu dhe ky ishte problemi kundër Italisë. Filluan të prisnin dhe të mbroheshin thellë. Por ky është një ekip që nuk mund ta bëjë këtë. Dhe po, kjo më zhgënjeu.

A ishte ky një gabim në drejtim i trajnerit Silvinjo?

Ai bëri një punë vërtet të mirë në kualifikime – pa pasur pak kohë për të punuar vërtet me këtë ekip. Edhe pse i mungon ende përvoja në një turne si ky, prisja pak më shumë prej tij.

Që do të thotë?
Më shumë personalitet. Duhet të fitojmë shumë përvojë në këtë turne, por duhet të luajmë edhe me personalitet. Skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur! Ata u vunë në short kundër tre skuadrave që janë jo vetëm favoritë për të fituar grupin, por edhe pretendentët për titull: Italia, Kroacia, Spanja – për mua ato janë në të njëjtin nivel me Gjermaninë. Virtz dhe Musiala janë thjesht të mrekullueshëm – dhe Fyllkrug! Mund të thuash se ata me të vërtetë kënaqen duke luajtur futboll.

A nuk është sukses i mjaftueshëm që Shqipëria të jetë atje? Kjo është vetëm pjesëmarrja e tyre e dytë në një turne të madh pas Kampionatit Europian 2016…

Ne kemi pritur shumë për këtë moment, kjo është e vërtetë. Jemi në rrugën e duhur dhe sigurisht që duam të fitojmë përvojë në këtë Europian. Por nëse duam të mbijetojmë, duhet të përmirësohemi shumë kundër skuadrave si Italia.

Të mërkurën luani kundër një ekipi kroat që humbi ndeshjen hapëse kundër Spanjës 3-0. U befasuat nga disfata e thellë?

Sipas mendimit tim, Kroacia kishte vetëm një ditë të keqe. Spanja është një skuadër me shumë eksperiencë në turne, me lojtarë cilësorë, me të cilët do të futet në top 4. Pres një lojë fizike kundër Kroacisë. Skuadra jonë duhet të përmirësohet në mbrojtje. Mbi të gjitha, përpara, të gjithë duhet të sakrifikojnë veten për ekipin në punën mbrojtëse, deri në rraskapitje. Kur dikush është i lodhur, duhet t’i lërë vend dikujt të ri.

A prisni që talentet e Shqipërisë si Mario Mitaj, 20 vjeç, apo Ernest Muçi, 23 vjeç, të cilët janë shumë të vlerësuar dhe aktualisht luajnë për Lokomotiv Moskën dhe Beshiktashin e Stambollit, të bien në sy të klubeve të mëdha?

Unë bëj vetëm një kërkesë: Skuadra jonë duhet të tregojë uri – dhe gatishmërinë për të vdekur në fushë për fanellën.

Skuadra e trajnerëve të Shqipërisë vjen nga Amerika e Jugut: Silvinjo është brazilian, ndihmësi i tij Pablo Zabaleta është argjentinas. Silvinjo u transferua në Tiranë për të njohur kulturën e futbollit shqiptar…

Ky ishte vendimi i duhur dhe i zgjuar. Silvinjo ka jetuar në Europë për një kohë shumë të gjatë, por ai nuk e njihte futbollin shqiptar kur nënshkroi – ishte një vendim i menjëhershëm. Paraardhësit e tij Edoardo Reja dhe Xhani De Biazi kaluan shumë kohë në Tiranë, por nuk u vendosën atje. Edhe pse jeta në Shqipëri është më e mirë se në shumë vende të tjera, përfshirë qytetet gjermane. Është një vend ëndrrash: det, ushqim, mikpritje – kushdo që ka qenë një herë atje kthehet gjithmonë. Nuk ka nevojë që të bëhesh shtetas si Silvinjo, i cili tani ka pasaportë shqiptare.

Së fundmi folëm me Kampionin italian të Europës, Xhorxho Kielini, i cili kishte respekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Futbolli atje është rritur jashtëzakonisht shumë, tha ai. Nga vjen kjo?

Kemi gjenerata të reja me shumë talent. Tre-katër breza që shkuan jashtë dhe u rritën atje – në Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi, në të gjithë Evropën! Ata nuk kanë zgjidhje tjetër. Kampionati i Shqipërisë është ende një nga më të këqijtë në Europë. Ka ende shumë punë për të bërë, edhe pse qeveria shqiptare po bën shumë dhe po përpiqet të ndërtojë stadiume të reja kudo dhe të përmirësojë infrastrukturën. Cilësia e futbollit ekziston atje. Dhe për më tepër Shqipëria është një vend i çmendur pas futbollit.

Këtë e pamë kundër Italisë në Dortmund. Westfalenstadion ishte plot me shqiptarë. Italianët mezi binin në sy…

E pabesueshme. E pabesueshme, e pabesueshme. E pabesueshme. Dhe kështu do të qëndrojë. Të mërkurën edhe stadiumi i Hamburgut për ndeshjen kundër Kroacisë do të mbushet me 40 mijë shqiptarë. Ata janë fanatikë, në një kuptim pozitiv. Pra, nuk do të jetë mungesë mbështetjeje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →