Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, zhvilloi një paraqitje mbreslënëse ndaj Shtutgartit ditën e martë në Ligën e Kampioneve, duke rezultuar një nga më të mirët në fushë.
Kësisoj mbrojtësi i Shqipërisë, është përzgjedhur nga “Sofa Score” në formacionin më të mirë të raundit të katërt në duelet e Champions-it.
Gjimshiti u vlerësua me notën 8, teksa rreshtohet përkrah emrave të rëndësishëm të futbollit Europian, si Menja, Kim, Rafinja, Diaz, Gyokeres, etj.
Paraqitja e Gjimshitit, ka ngrohur edhe trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, teksa kapiteni do të bashkohet me Kombëtaren për ndeshjet e muajit nëntor në një formë të admirueshme dhe me moralin e lartë.
Kujtojmë që mbrojtësi i Atalantës mungoi në ndeshjet e muajit tetor me ekipin Kombëtar për shkak të një dëmtimi.
PANORAMASPORT.AL