Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti, kanë hedhur votën e tyre për FIFA-n jo vetëm për çmimin e “The Best” sa i përket lojtarit të vitit, por edhe për trajnerin më të mirë të 2024.
Trajneri Silvinjo ka vendosur në vendin e parë Karlo Ançelotin, atë i cili u shpall fituesi i këtij edicioni, me Luis De La Fuenten e Spanjës në vend të dytë dhe Çabi Alonson në të tretin.
Ndërkohë, duket se kapiteni Gjimshiti i sheh gjërat pak më ndryshe se sa tekniku brazilian i cili ka preferuar ata teknikë që kishin siguruar suksese në arenën ndërkombëtare. Vota e vendit të parë për kapitenin kuqezi ishte për Çabi Alonson i cili fitoi Bundesligën me Bajer Leverkusenin. Në vendin e dytë ai ka vendosur Karlo Ançelotin dhe në të tretin Luis De La Fuenten.
Asnjëri prej tyre nuk zgjodhi Pep Guardiolën, i cili doli i treti në votimin e përgjithshëm, pas krahëve të Ançelotit e Çabi Alonsos.
PANORAMASPORT.AL
The post Silvinjo dhe Gjimshiti e mendojnë shumë ndryshe, ja si votuan për trajnerin e vitit te “The Best” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.