
E quajtur “Mbretëresha e Ketaminës” nga prokurorët amerikanë, tregtarja e dyshuar e drogës Jasveen Sangha është një nga pesë personat që zyrtarët amerikanë thonë se e furnizuan me ketaminë yllin e “Friends”, Matthew Perry, duke shfrytëzuar varësinë e tij ndaj drogës për përfitime dhe duke e çuar në vdekjen e tij nga mbidoza.
Sangha tani përballet me nëntë akuza, duke përfshirë dyshimet se shpërndante ketaminën që rezulton se i mori jetën aktorit.
Shtetasja amerikano-britanike, i mohoi akuzat para trupës gjykuese. Kërkesa e saj për lirim me kusht u refuzua nga zyrtarët amerikanë dhe ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyqin e saj në tetor.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co