Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha me anë të një mesazhi ka kujtuar dhe shprehur nderim për rënien në krey të detyrës të 4 Dëshmorëve të Atdheut nga Radhët e Policisë së Shtetit.
Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari humbën jetën 15 vjet më parë në një aksion policor, ndërsa u arrestua dhe më pas u gjukua dhe u dënua për krimin e rëndë Dritan Dajti.
Mesazhi i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha
Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit, agjencive ligjzbatuese dhe qytetarë të vendit tonë,
Sot, më 7 Gusht 2024, kujtojmë me dhimbje dhe nderim të thellë rënien e katër Dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit:
Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari. Këta trima, të cilët humbën jetën 15 vite më parë, na kujtojnë me sakrificën e tyre të përhershme, se siguria e vendit tonë kërkon përkushtim dhe heroizëm të jashtëzakonshëm.
Në emër të Ministrisë së Brendshme dhe gjithë shqiptarëve, shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për këta heronj. Kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e Shqipërisë.
Falë sakrificës së tyre, ne vijojmë të gëzojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur dhe forcuar vlerat dhe idealet, për të cilat ata ranë.
I paharruar qoftë gjithmonë kujtimi i dëshmorëve të atdheut 🙏
Lavdi të përjetshme!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co