Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë janë plotësisht të ndërgjegjshëm, në shumicën e rasteve, për rëndësinë e humbjes së peshës së tepërt trupore dhe ushqyerjes së shëndetshme.
Në betejën kundër kolesterolit të lartë ka edhe një faktor që nuk duhet neglizhuar kurrë: aktiviteti fizik.
Aktiviteti fizik, sipas ekspertëve, ka një ndikim shumë domethënës duke ulur nivelet e triglicerideve dhe duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë.
Si ndikon aktiviteti fizik në uljen e kolesterolit?
Për shumë vite me radhë, ekspertët nuk kanë qenë fort të vëmendshëm mbi mënyrën se si ndikon aktiviteti fizik tek niveli i kolesterolit, duke përqendruar dijet e tyre tek ushqyerja dhe mbipesha.
Megjithatë, studimet e njëpasnjëshme për këtë çështje kanë nxjerrë në pah fakte interesante.
Kolesteroli i mirë shërben si fshesë për enët e gjakut duke hequr kolesterolin e keq.
Kur njerëzit kryejnë aktivitet fizik për 40 minuta tre deri në katër herë në ditë, nivelet e kolesterolit të mirë rriten me 2-3 pikë në tetë javët e para.
Dhe si në çdo gjë tjetër, sa më shumë aktivitet fizik të bëjë njeriu, aq më efikas do të jetë kolesteroli i mirë në pastrimin e enëve të gjakut.
Aerobia, vrapi dhe çiklizmi për 12 javë me rradhë mund të rrisin nivelet e kolesterolit në gjak me 4.6 përqind ndërsa ai i triglicerideve bie me 3.7 përqind. Kolesteroli i keq, falë këtyre ushtrimeve, bie me 5 përqind.
Ushtrimet me intensitet të lartë fizik janë ideale për rënien nga pesha por edhe për uljen e kolesterolit të keq.
Ushtrimet që kanë të bëjnë me forcën muskulare, janë gjithashtu të rëndësishme për të ulur kolesterolin e keq dhe rritur atë të mirë.
Ekspertët rekomandojnë ushtrime me intensitet të lartë të paktën dy herë në javë.
Ngritja e peshave tre herë në javë për 40-50 minuta në seancë ofron rezultate shumë të mira në përmirësimin e të dhënave të kolesterolit dhe triglicerideve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co