Keidi Bare do të jetë shumë shpejt një lojtar i Real Zaragozas. Sipas asaj qs shkruan shtypi spanjoll, zyrtarizimi i klubit do të vijë brenda pak ditësh.
Mesfushori shqiptar ndërpreu bashkëpunimin e tij me Espanyol më 30 qershor dhe siç zbuloi AS, ai do të mbërrijë në La Romareda me një kontratë për 3 sezone me mundësinë e një të katërti.
Zaragoza, skuadër që do luajë në La Liga 2, përforcohet kështu në mesin e fushës, me një lojtar që prej kohësh e kishte në listën e dëshirave. Keidi Bare ka luajtur në sezonin e fundit 39 ndeshje në kampionat, duke qenë kështu një shtyllë e rëndësishme për skuadrën.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co