[embedded content]
Gazetari Denis Dyrnjaja duke folur në emisionin “Open” në News24 e konsideroi një projekt fiktiv dhe formal idenë për krijimin e “shtetit Bektashi”.
Dyrnjaja tha se më shumë e sheh si një biznes politik në tryeza ndërkombëtare se sa një ide që mund të ndodhë.
“Është një deklaratë politike dhe kaq, nuk ka vënë në lëvizje asnjë institucion. Janë ide që nuk cënojnë ekujlibrat, sepse nëse ndodh atëherë kë duhet të zgjedhë Shqipëria mes Turqisë dhe Izraelit le të themi? Pra mendoj se është më shumë një biznes politik”, tha Dyrnjaja.
[embedded content]
Ndërkohë historiani Paskal Milo tha se kemi të bëjmë me një lëvizje me dy akse: e para është në stilin e Edi Ramës që i ka qejf këto lëvizje në stilin e tij politik, dhe është problem serioz, që ka të bëjë edhe me seriozitetin e shtetit shqiptar, edhe të popullit shqiptar.
“Nuk mendoj se mund të bësh lojra të tilla në aspektin ndërkombëtar”, tha Milo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co