
Në qytetin e Niedergosgen, në kantonin e Soloturnit, dy persona janë plagosur gjatë një përleshjeje të shtunën në mbrëmje, teksa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes u ndalua nga policia. Rreth orës 00:30, policia zvicerane ka marrë një raportim për përleshje fizike mes disa personave në Jurastrasse të Niedergosgen.
Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje. Nga ngjarja, të plagosur mbetën një shtetas i Kosovës 35 vjeç dhe një australian 48-vjeçar.
Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për ta zbardhur të plotë rastin.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co