Shtatë ndeshje të programuara për ekipet kombëtare në gusht, grumbullime dhe stërvitje për moshat kuqezi

shtate ndeshje te programuara per ekipet kombetare ne gusht grumbullime dhe stervitje per moshat kuqezi

Kombëtaret kuqezi do të jenë të angazhuara në 7 ndeshje gjatë muajit gusht. Ndeshje zyrtare dhe miqësore si edhe grumbullime rutinë e seanca stërvitore janë në program për kuqezinjtë, duke nisur nga Kombëtarja U-19, për të vijuar tek ekipi kombëtar amator i futbollit, dhe ekipet e tjera zinxhir kuqezi për djem e vajza.KOMBETARJAKombëtarja shqiptare U-19 do të zbresë e para në fushë. Në datat 9 dhe 11 gusht do të zhvillojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dy sfida miqësore kundër Lihtenshtejnit. Takimi i parë do të luhet në ora 17:30 ndërsa përballja e 11 gushtit do të zhvillohet në ora 10:00.

Më pas është radha e Kombëtares së futbollit amator për të zbritur në fushë dhe për të zhvilluar sfidat e raundit të ndërmjetëm në kompeticionin e UEFA “Regions Cup”. Shqipëria e futbollit amator do të përballet me Çekinë më 14 gusht, Bosnje-Hercegovinën më 17 gusht dhe Skocinë më 20 gusht. Të gjitha këto sfida do të luhen në Bosnje-Hercegovinë në formën e një mini-turneu. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardian Haçi do të kërkojnë suksesin e radhës pas kualifikimit në raundin para-eliminator.

Më 12 dhe 26 gusht, ekipi Kombëtar U-17, do të zhvillojë grumbullime ditore në kuadër të programit “Step by Step” ku të përzgjedhur do të jenë lojtarët që aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar. Këto grumbullime do të drejtohen nga trajneri i ri i kuqezinjve nën-17 vjeçarë, Andrea Tedesco.

Për Kombëtaren U-15 janë në program gjithashtu dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut, më 22 dhe 24 gusht. Të dyja takimet do të luhen në stadiumin e Pogradecit, në të njëjtën orë, 17:00.

Të angazhuara do të jetë edhe ekipet U-13, U-14 dhe U-16, që do të zhvillojnë grumbullime ditore dhe stërvitje në “Shtëpinë e Futbollit”. Në fushë do të zbresin gjithashtu edhe ekipet U-15, U-17 dhe U-19 për vajza, që do të zhvillojnë seanca stërvitore ditore nën drejtimin e trajnereve kuqezi. Gjithçka bëhet për të vëzhguar nga afër formën e futbollisteve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kompeticionet europiane për këto grupmosha.

Kombëtarja shqiptare U-19 – Miqësore

Shqipëri-Lihtenshtejn               09.08.2024, ora 17:30
Shqipëri- Lihtenshtejn              11.08.2024, ora 10:00

Kombëtarja e futbollit amator – Raundi i ndërmjetëm i UEFA “Regions Cup”

OKFS Hradec Kralove (Çeki) -Shqipëri                                     14.08.2024, ora 17:00
Tuzla Kanton (Bosnje-Hercegovinë) -Shqipëri                       17.08.2024, ora 17:00
Shqipëri- Skoci                                                                                   20.08.2024, ora 17:00

Kombëtarja shqiptare U-15 – Miqësore

Shqipëri-Maqedoni e Veriut               22.08.2024, ora 17:00
Shqipëri-Maqedoni e Veriut               24.08.2024, ora 17:00

Kombëtarja shqiptare U-17

Grumbullim në kuadër të projektit “Step by Step”                12.08.2024, ora 16:00
Grumbullim në kuadër të projektit “Step by Step”                26.08.2024, ora 16:00

Ekipet kombëtare U-15, U-17, U-19 vajza

Seanca stërvitore                 31.08.2024

ndeshjet e ekipeve Kombetare ne muajin gusht WEBTW

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →