Një aeroplan është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit, duke vrarë 62 personat në bord.
Sipas autoriteteve meksikane, në fluturimin e linjës ajrore Voepass kishte 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Avioni u rrëzua në Vinhedo, ndërsa videoja dramatike që e tregonte atë duke rënë nga qielli, u publikua në mediat sociale.
Breaking: A Voepass airlines plane has crashed near São Paulo, Brazil. The cause of the crash is unclear. pic.twitter.com/NKqm86Bo12
— PM Breaking News (@PMBreakingNews) August 9, 2024
Shërbimet e urgjencës kanë bërë të ditur se ndodhen në vendngjarje, ndërsa mësohet se avioni ra në një zonë banimi.
Avioni i vogël me dy motorë ishte nisur nga qyteti i Cascavel në shtetin jugor brazilian të Parana-s, duke u nisur për në aeroportin ndërkombëtar në Sao Paulo.
Linja ajrore Voepass konfirmoi se avioni i saj ishte përfshirë në aksident dhe thotë se “ende nuk ka konfirmim se si ndodhi aksidenti “
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva mbajti një minutë heshtje në një event, teksa shprehu ngushëllime për familjarët.
Shtatë ekipe zjarrfikëse janë përfshirë në reagimin e emergjencës. Po ashtu, qyteti i afërt i Valinhos ka dërguar 20 personel emergjence.
Në qytetin Vinhedo, ku u rrëzua avioni, zyrtarët thonë se vetëm një shtëpi në kompleksin lokal të bashkëpronësisë është dëmtuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co