Shqipëria po përgatitet për ndeshjen ndaj Kroacisë, takim ky i vlefshëm për Europianin. I dërguari i News 24 në Gjermani, Kristi Sejatllari, bën me dije se atmosfera është e mirë tek kuqezinjtë dhe se Jasir Asani do jetë gati, duke lënë mbrapa kështu problemin e fundit fizik.
“Entuziazmi nuk është i njëjtë. Skuadra do stërvitet e plotë, nuk është se ka ndonjë shqetësim. Le të themi, atmosfera është e mirë, është harruar humbja me Italinë.
Sylvinho është në merak. Dje ka patur një takim me të gjithë familjarët, fokusi është te ndeshja e radhës. Këtu në qendër stërvitore është bërë një shtet-rrethim.
Asani- Në bazë të informacioneve që mora, ka një shqetësim të lehtë por besoj se do të jetë i disponueshëm.
Mund të ketë një ose dy ndryshime në formacion” –tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co