
Shqipëria U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut në muajin mars. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ky takim miqësor do të luhet më 25 mars në stadiumin “Stade Georges Wohlfart” të Luksemburgut në ora 18:30.
Një miqësore shumë e vlefshme për përfaqësuesen U-21, që drejtohet nga trajneri shqiptar Alban Bushi. Kjo miqësore do t’i shërbejë teknikut kuqezi dhe stafit të ekipit ‘Shpresa’ të shohin në aksion grupin që kanë në dispozicion, por edhe lojtarë të rinj që vijnë nga ekipet e tjera të moshave e që mund të jenë pjesë e Kombëtares U-21.
Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF po punon për të finalizuar edhe një tjetër ndeshje miqësore për ekipin kombëtar U-21 në muajin mars.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news