Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller ka zbardhur detaje mbi axhendën e Sekretarit te shtetit Antony Blinken, i cili pritet të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë. Në një konferencë për shtyp, Miller njofton se vizita e Blinken në Shqipëri riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.
Sipas Miller, Shqipëria është një partner kyç i SHBA-së për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor. Zëdhënësi i DASH e konsideroi Shqipërinë një zë i fortë në mbrojtjen sovranitetit dhe lirisë së Ukrainës kundër agresionit brutal të Rusisë, si dhe një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo edhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë theksoi Miller. Ndërkohë Yuri Kim, zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, tregoi detaje nga vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë së enjtes në Tiranë. Sipas saj ndalesa në Shqipëri që do të zgjasë nga ora 11:00 e 15 shkurtit deri rreth orës 7:00 ose 8:00 të mbrëmjes.
Yuri Kim tha ne bashkëbisedimin me gazetarët shqiptarë se vizita vjen teksa po fillojmë 100 vitet e dyta të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe në një moment kur duan të shkojnë dhe të falënderojnë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne duam të theksojmë bashkëpunimin e madh që kemi me Shqipërinë, duam t’i falënderojmë ata që kanë qenë një mikpritës kryesor i afganëve në nevojë. Blinken do të takohet me presidentin Begaj dhe pastaj do të ketë një takim me kryeministrin.
Sipas Kim përgjatë vizitë, Blinken i do të ketë një takim me persona që kanë kaluar nëpër programet e ndryshme të shkëmbimit, si Fulbright ose IVLP apo edhe programe të tjera. Vendi ku do të mbahet takimi është Piramida deklaroi zyrtarja amerikane.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co