“Shqipëria është kthyer në Sulltanat”, Korreshi: Brenda mazhorancës e urrejnë njëri-tjetrin, kanë nisur përplasjet e brendshme

shqiperia eshte kthyer ne sulltanat korreshi brenda mazhorances e urrejne njeri tjetrin kane nisur perplasjet e brendshme
shqiperia eshte kthyer ne sulltanat korreshi brenda mazhorances e urrejne njeri tjetrin kane nisur perplasjet e brendshme

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në një intervistë me Skype në News 24 të moderatores Ina Qirjo, deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në Sulltanat.

Korreshi theksoi se brenda mazhorancës deputetët dhe ministrat e urrejnë njëri-tjetrin e se kanë nisur përplasjet e brendshme në qeveri.

Korreshi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në Sulltanat. Kryeministri shan në mënyrë të paturpshme në mes të parlamentit. Nesër duhet të ketë Kuvend të rregullt. Opozita duhet t’i kthehet aksionit opozitar. Shiten përralla sikur kemi turizëm të madh, kur turistët në fakt në Shqipëri vijnë me bukë me vete. Nuk mund të privatizohet parlamenti. Kuvendi është bërë që të dëgjohen të dyja palët, edhe mazhoranca edhe opozita.

Duhet të fitojë fjala dhe arsyeja e jo logjika e mbrapshtë. Opozita për faktin se është e tillë duhet që të dëgjohet në parlament. Në Kuvend nuk po funksionojnë as Komisionet Hetimore, deri tani duhet të ishte përgatitur një raport. Shqipëria sot ndodhet në gjendje të rëndë dhe nga pikëpamja e shëndetësisë. Deputetët e mazhorancës janë pasuruar aq shumë, sa kanë nisur përplasjet e brendshme. E inkurajoj SPAK-un në punën e vet.

[embedded content]

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →