
Disa banorë të Dukagjinit janë hedhur sot në protestë, para bashkisë Shkodër. Ata kërkojnë vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të Shkodrës. Banorët kërkojnë që të takohen me kryetarin e bashkisë Shkodër Benet Beci lidhur me këtë çështje.
Protestuesit shprehen se kanë marrë shpesh herë premtime për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, hartues i Kanunit dhe krahu i djathtë i Skënderbeut në mbrojtjen e kombit shqiptar përballë pushtuesve osmanë.
[embedded content]
Protestuesit shprehen se Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze dhe me buste te pushtuesve turq e grek ndërkohë që një figurë si ajo e Lekë Dukagjinit hezitohet që të vendoset.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co